Sunday, June 24, 2012

Sa e èmbèl...sa e dlirè...

·
 
Grafika: Arben Ferhati
Tregimi: Arben Imeri
All rights reserved ARBEN IMERI & ARBEN FERHATI

 Dy tè rinjtè janè ulur nè divanin e sallonit. Vajza ka kapur dorèn e djathtè tè princit tè saj dhe nuk e lèshon kurrè atè. Eshtè hera e parè qè ka ardhur nè shtèpinè e tij. Kishte dèshirè tè njihte prindèrit e tij dhe ai, sot, ia ka plotèsuar atè. Pèr nènèn e tij ka blerè disa çokollata, ndèrsa vjehrrit tè ardhshèm i ka sjellè njè shishe whisky. Vèrtet qè i dashuri i saj ka lindur nè Itali, por prindèrit e tij janè shqiptarè dhe ajo ka shumè dèshirè tè njohè ambientin familjar me tè cilin do ketè tè bèjè nè vitet nè vazhdim. Ajo beson tek dashuria, beson tek 18 vjeçari qè i ka rrèmbyer zemrèn. Jetèn e saj do ta kalojè me tè, ata janè betuar pèr dashurinè e tyre. Nuk do ketè shtrèngatè e tufan tè mposhtè ndjenjat e tyre. Ato janè  tè dlira, janè tè pastra si qelibari. Ato janè si dy trèndafila qè sapo kanè çelur e nuk do tè vyshken kurrè. Ata i ujisin vazhdimisht trèndafilat e zemrès. Janè nè njè klasè, janè bashkè pèrherè. I ndan vetèm nata, gjatè sè cilès èndèrrojnè dhe dashurohen edhe mè tepèr se gjatè ditès.
   Prindèrit e tij janè tè lumtur pèr birin e tyre. Ai po rritet i mbarè dhe nuk i zhgènjen kurrè ata. Nè shkollè mèson rregullisht, nè shtèpi nuk krijon probleme. Djalè i edukuar. Natyrisht ka edhe ai probleme tè moshès si çdo i ri, por ato janè kurgjè nè krahasim me sjelljet dhe qendrimet e tij pozitive ndaj fenomeneve tè kèqia qè vèrehen nè jetèn e pèrditshme tè shoqèrisè konsumiste.
   Famija e tyre èshtè njè familje punètore, familje e thjeshtè. Prindèrit punojnè nè fabrikat e qytetit industrial, nè tè cilin jetojnè. Kanè blerè njè apartament modest dhe paguajnè kredinè e bankès. Pèrveç birit tè tyre, kanè edhe njè vajzè mè tè vogèl. Edhe ajo shkon shumè mirè me mèsime.
   -  I kujt èshtè ai busti ?- pyet Paola. Vèshtrimi i saj èshtè pèrqendruar tek busti i bardhè prej allçije qè qèndron nè mes tè bufesè.
   - Eshtè busti i heroit tonè kombètar, Skenderbeut !- shpjegon me kènaqèsi nèna.
  Sytè e saj shndrisin nga lumturia. Paolès nuk intereson vetèm im bir, mendon ajo. Paola do tè dijè gjithçka, èshtè ndryshe nga italianèt e tjerè. Nusja vèrtet do jetè e huaj, por ajo do mèsojè edhe historinè tonè, ndoshta edhe gjuhèn shqipe, nuk i dihet jetès.
  Paola çohet nè kèmbè dhe afrohet tek busti i heroit. E vèren me kureshtje atè. Flet nè italisht me birin e nènès. Nèna vèren minifundin e Paolès. Sytè e nènès nuk shndrisin mè.
    - Ndèrsa kjo foto èshtè e nènè Terezès, apo jo ?- vazhdon Paola duke kundruar portretin nè fletè bakri qè varet nè mur.- Dihet nga tè gjithè qè ajo ishte shqiptare dhe unè jam krenare qè jam dashuruar me njè shqiptar.
   Nèna nuk flet, flasin sytè e saj qè shndrisin pèrsèri. Kthen kokèn nga i shoqi, por ai nuk merr pjesè nè gèzimin e saj. Ai mban nè dorè gotèn me raki dhe nuk vèren tè shoqen, vèren kanalin shqiptar qè transmeton telenovelèn turke. Dy turq puthen nè ekran.
   Nènès i pèlqen ajo vajzè me trup mesatar, flokè tè gjatè ngjyrè gèshtenjè, sy tè sinqertè, fytyrè tè rregullt dhe buzèqeshje fèminore. I pèlqen e folura e saj e qetè, dialekti i saj, ekuilibri nè tè folur. Kuptohet qè vajza èshtè rritur nè njè familje tè rregullt. Lum si unè !
    - A shkojmè e rrimè tek dhoma ime ?- pyet djali Paolèn.- Tè tè tregoj se si e kam rregulluar atè ?
    - Shumè mirè !-  pèrgjigjet ajo.
  Paola kèrkon leje tek prindèrit e tij. Nèna aprovon me kokè, babai nuk e ka mèndjen. Ai ndjek akoma turqit. Kèsaj rradhe ata nuk po puthen, ata bisedojnè.
   Biri dhe Paola, gjithmonè me duar tè shtrènguara kalojnè nè dhomèn e tij. Teksa largohen, nèna dallon njè tatuazh nè qafèn e nuses sè saj. Kthen kokèn nga i shoqi. Ai nuk kthen kokèn, kthen gotèn me raki. Sytè e nènès trishtohen rishtas.
  Çifti i ri futet nè dhomè. Nèna dègjon zhurmèn e çelèsit nè derè. Sytè e saj trishtohen akoma e mè tepèr. Kthehet nè sallon. I shoqi vèshtron me èndje turqit. Ata nuk janè tè mbyllur, janè nè spital. Njèri prej tyre èshtè i sèmurè
   Nèna shkon e vjen nèpèr shtèpi. Pèrplas dyert, shkon nè banjo dhe mbush lavatriçen me rroba tè palara. Si pa dashje afrohet nè mur dhe vè veshin aty. Para disa ditèsh ka rènè tèrmet dhe nèna pèrpiqet tè kuptojè dèmet qè ka shkaktuar ai nè murin qè ndan banjon nga dhoma e tè birit. Matanè dègjohen zèrat e tè rinjve. Nèna nuk kupton mirè se çfarè flasin, nuk dègjon mirè nga veshi i djathtè. Mbèshtet nè mur tè majtin, atij nuk i shpèton gjè. Puthit kokèn njèsh me murin dhe rri ashtu disa minuta. Nuk merr frymè, nè banjo dègjohet vetèm zhurma e lavatriçes qè shtrydh rrobat. Nxiton dhe e fik atè. Tani dègjon edhe mè mirè.
   -  Come si dice in albanese ti amo ? - pyet Paola birin e nènès
   - Tè dua !
   - Si ? Ma thuaj pèrsèri, tè lutem! Nuk e kuptova.
  Biri i mèson shqipen tè dashurès. I shpjegon tè gjitha fjalèt qè di nè gjuhèn mèmè. Paola dègjon. Pèrsèrit fjalèt me zè tè largèt. Qesh me shqiptimin e tyre.
    Nèna qetèsohet. Ndez pèrsèri lavatriçen dhe shkon nè guzhinè. Nxjerr qesen e miellit nga dollapi dhe e mbèshtet mbi tavolinè. Prasèt i ka larè mè parè, ndèrsa gjizèn e merr nga frigoriferi. Zè brumin e byrekut. Paolès do t'i pèlqejè patjetèr ai. Komshinjtè vdesin pèr byrekun e saj, sot rradhèn pèr tè vdekur e ka Paola.
  Vjen darka. Mèsimi i shqipes mbaron me sukses. Byreku me presh èshtè gati. Filmi turk ka mbaruar me kohè. Kanè filluar punimet e parlamentit.
    Ulen nè tavolinè. Biri sjell tre birra nga frigoriferi dhe mbush gotat. Babi vazhdon me rakinè. Nèna ulet pèrballè nuses. Sytè e nènès shkèlqejnè, ato e nuses shndrisin.
   - Miresejuxheta, mami ve babi shipetari !- uron Paola nè gjuhèn tashmè tè nènès.
   - Mirèsenaerdhe bijè e nènès ! Paç kèmbèn e mbarè !
  Trokasin gotat edhe me tè tjerèt dhe pasi i kthejnè ato, pèrqèndrohen tek byreku. Pjata e Paolès ka byrek mè tepèr se pjatat e tjera.
   - Buona la pizza albanese !- thotè ajo, me gojèn plot.- Si e ka emrin ?
   - Byrek, tè keqen nèna! Mos u bèj merak se do tè mèsoj unè, si kètè me presh, ashtu edhe atè me spinaq, vetèm dèshirè tè kesh !
  Sytè e nènès nuk shndrisin mè. Ato vezullojnè nga lumturia.
   - Shtsht ! Prit pak, se po shahen nè parlament !- ndèrhyn babi me zè lutès. Ngrije pak zèrin !- i thotè tè birit qè ka telekomandèn pranè.
  Biri shtyp butonin e telekomandès dhe ngre zèrin. Tè sharat nè parlament dègjohen qartè. Ato nuk kursejnè asnjè nga pjesèmarrèsit dhe nènat e tyre. Paola afron veshin pranè birit. Ai, me zè tè ulèt, mundohet tè pèrkthejè sharjet qè kupton. Herè herè qeshin.
  - O ba !- ndèrhyn biri, kur tè sharat mbarojnè.- Nesèr do vè njè vath nè vesh. Ma ka bèrè dhuratè Paola. Nuk do mè thoni gjè, dakort ?
   Babit i ngec byreku me prasè nè fyt. Nè dorè mban gotèn. Pèrtyp byrekun, kthen me fund gotèn dhe shikon nè sy tè birin.
   - Je nè vehte ti !
 Sytè e nènès trishtohen pèrsèri. Vèzhgon herè nga i shoqi e herè nga i biri. Ata diskutojnè nè shqip dhe me zè tè ulèt. Sytè e Paolès pèrpiqen tè kuptojnè ndonjè fjalè nga ato qè ka mèsuar.
   - Po pse o babi, ç'tè keqe ka ? Tè gjithè shokèt e mi e kanè nga njè tè tillè, - lutet biri.- Bèje pèr Paolèn, jo pèr mua.
 Paola dègjon zèrin e saj dhe vè buzèn nè gaz. Merr nga çanta e saj njè kuti tè vogèl, e hap atè dhe nxjerr prej andej njè vath qè shkèlqen. Ja tregon nènès me krenari. Sytè e nènès perèndojnè, fytyra e saj nxihet
   - Larg qoftè !- thèrret ajo. - Çfarè je ti qè tè mbash vath nè vesh !? A e di ti se kush mban vathè nè vesh ? E di apo nuk e di ?
  Biri habitet. E èma i ka dalè gjithmonè nè krah nè problemet qè has me tè atin. Nuk i pèlqen kundèshtimi i saj. Ajo nuk mund t'ia prishè atij dhe sidomos nuses sè ardhshme, Paolès.
    - E di o mami e di ! Po ti mos kujto se unè jam bufqir qè dua tè mbaj vath nè veshè. Sot vathèt janè nè modè dhe nuk i mbajnè vetèm bufqirat.
    - E zeza !- shtangu nèna.
  Hedh sytè nga Paola. Ajo i buzèqesh. Ngrihet me ngut nga tavolina dhe nxiton pèr nè banjo. Babai nuk flet mè. Mbush gotèn e tij dhe pèr herè tè parè gjatè darkès i buzèqesh Paolès. Paola e falenderon me sy dhe puth birin.
   - Faleminderit !- shqipton e lumtur.- Vère tek veshi i majtè !- thotè duke ju drejtuar tè dashurit.
  Tashmè shqipja po i pèlqen. Bashkè me prindèrit e tè dashurit tè saj. Ata janè njerèz tè mirè. Ata ju kanè mèsuar shqip fèmijève tè tyre.
  Tè tjerè janè ata qè nuk janè tè mirè. Ata, tè cilèt nuk ju flasin fèmijève tè tyre me gjuhèn e nènès...
   ...Ata janè... shqiptarè jo tè mirè...

Wednesday, June 20, 2012

Pasqyra


Qëndron në këmbë përpara pasqyrës.
Një statujë me shikim të mistershëm, dyshues.
E ngrirë, e pafjalë thuajse e pafrymë lëviz veçse bebet e syve si një radar që studion çdo cep të qënies së saj, që deshifron edhe ato mendimet e fshehura pas heshtjes së gjatë.
Një shtrembërim, një mbledhje buzësh, një buzëqeshje e hidhur... dhe ul sytë.

Nuk ishte ky imazhi i vetes që ajo njihte.

Shtrëngonte fort duart në anët e pasqyrës dhe ngurronte të ngrinte sytë.
Mijëra mendime vraponin rreth e rrotull shpirtit të saj. Mijëra fytyra, imazhe të qarta e të zbehta turbullonin ujërat e qeta të kujtimeve. Shumë fjalë të shkruara e të thëna parakalonin në paradën e paftuar të së shkuarës. Nën melodinë e këngëve kujtesë të kohëve të ndryshkura luftonte të gjente arsyen e kthimit të saj në botën e fjalëve.

Sytë ende ishin ulur.

Një gomë nuk mjaftonte të fshinte copëza të padëshiruara, muaj e ndoshta vite kujtimesh gri.
As valëvitja e dorës nuk i largonte retë e zymta të heshtjes që e kishte pllakosur shpirtin e saj.
E as buzëqeshja e hidhur që tashmë i drejtonte dyshemesë, ku sytë ngulitshëm ishin fisuar.
As thyerja e pasqyrës nuk do e ndryshonte atë imazh të ciflosur që i kishte ngelur shpirtit të saj të lodhur nga betejat e shumta.
Askush nuk mund të bënte ndryshimin, nëse ajo nuk e donte!
***
Ajo e dinte mjaft mirë, që gjithçka është në dorën e saj, edhe më e vogla dridhje, edhe më e rrëmbyeshmja çarje për të sjellë ngjyrat.
Tërmeti më i fuqishëm ishte ajo vetë, ajo vetë e kthente përmbys ditën e saj dhe vinte rregull në raftin me libra ''jetë''.
E dinte më mirë se kushdo, që ngjyrat i ka në shpirt, në çdo qelizë, në çdo frymëmarrje.
Muzika e shpirtit të saj me nota të larta këndon e vallzon gjithmonë, por që ka ditë kur ajo vetë ia ul zërin muzikës që në heshtje të mendonte të gjente një tjetër melodi.
E ndiente që e ka diellin në shpirt, atë diell që i shpërthen në mijëra rreze drite me buzëqeshjen e saj.
Ndonjëherë është thjeshtë dëshira për të heshur, për të qarë, për të qenë gri.
Thjeshtë do të jesh ndryshe.
Është ajo dëshira për të mos qenë ti, ai ''ti'' që njohin të gjithë.
Atëherë je thjeshtë dikush që i lejon vetes që të jetë gri, i lodhur, pa fuqi, i dorëzuar.
Dhe ke frikë të shohësh veten në pasqyrë se mos nuk e njeh më!

*****
Është e çuditshme si mundet një bisedë me veten, një vendosje në peshore e ''Mundem'' dhe ''Nuk Mundem'' të të lehtësojë rëndesën e shpirtit dhe të të bëj të shohësh sesi bota fillon e merr ngjyra.
Është e çuditshme si mund të flasësh me shpirtin në të njëjtën gjuhë me të dhë të qëndrosh e fortë të mos e lëndosh më shumë.

E lejon veten të qash, të mërzitesh, të mbytesh në gri e pesimizëm, të të rrëmbejë malli dhe hidhërimi, por në fund: ''I ngre sytë e sheh veten në pasqyrë me një buzëqeshje!''
Askush nuk është më i fortë se TI dhe veç ti mund të ndryshosh ç'të duash me ngjyrat e ditës tënde dhe kapitujt e librit tënd jetë.
Sepse ti dhe veç ti vuan, qan, gëzon dhe qesh me të! :)

© Erjola Kola

Piktura: Mose Bianchi - ''Gruaja përballë pasqyrës''

Tuesday, June 19, 2012

Njè e mèrkurè nè Tiranè...viti 1983

 Tregimi: Arben Imeri - Grafika: Arben Ferhati
 
All rights reserved ARBEN IMERI & ARBEN FERHATI

Sa mè tepèr i afrohemi shkollès sonè, Politeknikumit, aq mè shumè mè pèrforcohet ideja qè po bluaj gjatè gjithè rrugès.

- Pse nuk i bèjmè naftèn shkollès sot ?- e pyes si rastèsisht Gimin.- Nuk kam mèsuar asnjè lèndè dhe nuk dua tè marr ndonjè katèr qyl. Kush i duron ata tè shtèpisè, pastaj ! Fletè raportesh kam unè. Ty tè dhimbte dhèmballa, ndèrsa unè kisha temperaturè. Si thua ?

- Tani ma thua, qè erdhèm deri kètu ? - mè pèrgjigjet me zè tè pavendosur Gimi.- Ta kisha ditur nuk kisha thartuar trutè dje nè darkè. Kam rradhèn pèr tu pyetur nè teknologji.

- Ec o burrè se nuk bèhet qameti !- insistoj unè duke e kapur pèr krahu shokun tim. Gimi bindet. Pa shumè ceremoni dalim nga rrjeshti i polikumsave tè shumtè, tè cilèt me zè tè lartè nxitojnè pèr nè shkollè.

Kthehemi mbrapsht dhe pas pak metrash, marrim rrugèn djathtas, pèr tek Zogu i Zi. Nè tè majtè èshtè èshtè klubi i Brrakès. Eshtè mèngjes, disa prej mèsuesève tanè tè lèndève teknike konsumojnè aty fèrnetin dhe kafen e parè tè ditès. Nuk duam tè na pikasin teksa ia mbathim nga mèsimi.

Pèrshkojmè nja 50 metra, marrim majtas dhe futemi nè mes tè disa pallateve tè kuq. Prej aty dalim tek rruga e Durrèsit, pranè gjimnazit Qemal Stafa. Aty shohim edhe disa fytyra tè njohura, nxènès tè shkollès sonè. Vèrtiten tè lumtur. Njè pjesè e mirè e polikumsave e quajnè tè arèsyeshme qè rrugèn pèr nè Politeknikum ta bèjnè duke kaluar mè parè nga gjimnazi qè mban emrin e heroit. Ndoshta e bèjnè njè gjè tè tillè qè tè shkurtojnè rrugèn pèr nè shkollè. Rruga e gjatè tè çon mè shkurt, ndèrsa rruga e shkurtèr tè çon mè gjatè. Polikumsat nuk janè budallenj, ata duan tè ulen me padurim nè bangat e shkollès. Kalojnè nga gjimnazi duke zgjedhur rrugèn mè tè gjatè nè metra, por mè tè shkurtèr nè minuta. Shkolla jonè ka shumè pak vajza, ndèrsa gjimnazi èshte plot me tè tilla. Para se tè durojnè pèr gjashtè orè rrjesht fytyrat e rrudhura nga cigarja dhe pija tè mèsuesève tanè, shkollarèt tanè i japin tè drejtè vetes qè tè vèzhgojnè nga afèr vajzat simpatike tè shkollès tjetèr. Nuk kanè faj ! Nuk kemi faj !

Eshte e mèrkurè, sot. Njè e mèrkurè e ftohtè nèntori. Pasdite zhvillohen ndeshjet e futbollit tè kupave tè Evropès dhe unè e kam bèrè zakon qè, sa herè ta shoh tè arèsyeshme, tè lè shkollèn. Aty nga ora dhjetè, para Pallatit tè Kulturès mblidhet turni i parè i bastexhinjve tè Tiranès. Tè rrish pranè tyre dhe tè marrèsh pjese, qoftè edhe si spektator, nè traktativat e basteve ilegale, èshte kènaqèsi e madhe. Atmosfera èshte e bukur dhe tè bèn pèr vete. Njerèzit bisedojnè me njèri tjetrin, bien dakort pèr ndeshjet, nxjerrin lekèt nga çorapet dhe, para se t'ia dorèzojnè njè personi tè tretè, i numurojnè ato.
Emocionet qè pèrjetojmè aty nuk krahasohen kurrsesi me mèrzitjen qè na shkaktojnè orèt e mèsimit. Disa prej nesh, orèn e parè tè tij, apo edhe atè tè fundit, e shfrytèzojnè pèr tè mbushur boshllèkun qè kanè me orèt e gjumit. Shumè tè tjerè, librat i pèrdorin vetèm pèr tè shkruajtur formacionet e skuadrave tè huaja tè futbollit. Fatkeqèsisht nè klasè nuk kemi vajza dhe, sado qè pèrpiqemi me mish e me shpirt pèr tè krijuar njè atmosferè tè kèndèshme nè ambientet e shkollès, prapè se prapè dèshirat tona evazive mposhtin detyrat dhe objektivat qè jemi zotuar tè zbatojmè nè fillim tè vitit shkollor. Nè dhjetè minutèsh, disa ulurasin " another brick in the wall" duke kèrcyer mbi tavolinèn e mèsuesit, disa shkruajnè " PBC" nèpèr banga e disa tè tjerè zbaviten duke lèshuar kèpucèt e tyre nè ajèr, njèsoj si heshtat e krutanève gjatè rrethimit tè II tè Krujès. Ata mè shembullorèt nxitojnè tek banjot, aty ku èshtè kabineti i duhanit.

- Nga do shkojmè tani ?- mè pyet Gimi, pasi me sytè tanè pèrcjellim edhe gjimnazisten e fundit, e cila i lutet dezhurnit tè shkollès qè ti hapè derèn. Fajin pèr vonesèn e kishte shoferi i autobuzit, i shpjegon dezhurnit ajo.

- Ikim luajmè pingpong tek Ali Kelmendi ?- e pyes unè.- Pastaj bredhim nga bastet. Kohè kemi sa tè duash.

- Ikim !

Me hap tè ngadaltè e duke fishkèllyer kèngèn e fundit tè Zdravkos, marrim rrugèn pèr nè qendèr. Edhe pse mèngjes, rruga e Durrèsit ka shumè njerèz. Punètorèt kanè filluar punè me kohè, ndonjè nènpunès, pasi ka pèrcjellè fèmijèn e tij nè kopsht, nxiton me hap tè shpejtè. Pensionistèt shkojnè e vijnè me rrjetat e pazarit. Zhurma e shisheve qè mbajnè nè rrjeta i jep gjallèri rrugès. Patjetèr qè shishet janè tè lara, ndryshe shitèsja e ushqimores nuk i pranon ato. Pa mè tè voglin kuriozitet, ndalojmè nè çdo dyqan. Vitrinat e tyre mè tepèr kanè xhama, se sa mallra. Nè rrugè kalojnè autobuzè dhe karroca me kuaj, makinat janè tè pakta. Biçikletat janè edhe mè tè rralla se makinat, nè dyqane nuk ka kopertona.

- Çuna zbrisni poshtè nga trotuari !

Kthejmè kokat dhe dallojmè policin buzèvarur qè ruan qoshen e murit rrethues sè ambasadès jugosllave. Pa e zgjatur zbresim nga trotuari. Njè zhurmè e njohur dègjohet pas nesh.

- Plaç !- i uron Gimi me zè tè ulèt, kur e kupton se e teshtira vjen nga polici.

Nuk e mbajmè dot tè qeshurèn dhe me hap tè shpejtè hidhemi nè trotuarin tjetèr duke vazhduar me interes eskursionin tonè.

Ecim akoma.

- Kujdes ! - mè thotè Gimi duke mè tèrhequr me forcè nga mènga e xhupit.

Fshihemi nè njè hyrje pallati dhe presim aty. Nga ana tjetèr e rrugès dallojmè Mospèrfillèsin. Eshtè moshatar me ne, ish shoku ynè. Nuk duam t'i flasim, nuk e durojmè dot. Dikur na kishte mbajtur disa leksione mbi artin e tè gjuajturit tè vajzave. Teoria e tij qèndronte nè mospèrfilljen ndaj tyre, veprim ky qè, sipas lektorit tonè, shkaktonte efekt tè kundèrt tek seksi tjetèr. Kishim kaluar disa muaj tè tèrè duke zbatuar me pèrpikmèri kèshillat e tij frytdhènèse e duke mos pèrfillur askènd. Nuk kishim pèrfillur asnjè vajzè, por edhe ato nuk na e kishin fèrshèllyer aspak. Kishim dalè me humbje.

Mospèrfillèsi largohet dhe ne dalim nga skuta jonè. Vazhdojmè rrugèn.

Gimi èshtè shoku im i mirè. Banojmè nè njè lagje, jemi nè njè klasè, jemi nè njè bangè. Nuk ndahemi kurrè, çdo gjè e bèjmè bashkè. Anèn teoriko- shkollore tè aleancès sonè e mbuloj unè. Jam unè ai, i cili bèn detyrat e shtèpisè pèr tè dy, ai qè mèson dhe shkruan gjatè provimeve, ai qè ndihmon me devotshmèri e pèrkushtim tjetrin gjatè andrallave mèsimore. Nga ana e tij, Gimi jep kontributin mè tè madh nè arkèn ndèrshoqèrore. Meqenèse èshtè rrobaqeps dhe ka klientelè tè madhe, Gimi kontribuon me 100% tè sasisè sè tè hollave qè derdhim aty. Pèrkundrazi, unè, i cili nuk jam rrobaqepès, jap njè kontribut modest, vetèm 0 % tè sasisè. Nuk mè pèlqen tè konkuroj me shokun tim, ashtu siç atij nuk i pèlqen tè konkurojè me mua pèr librat e shkollès. Sejcili prej nesh ka meritat e tij.
Arrijmè pèrpara Gjykatès. Aty ka njerèz mè tepèr se herèt e tjera, disa janè gra. Jemi frekuentues tè rregullt tè saj. Kur bie shi apo kur nè xhepa nuk kemi asnjè qindarkè tè vetme, orèt e mèsimit qè braktisim i zèvèndèsojmè me seancat dègjimore nè gjyqet politikè apo nè ato tè zgjidhjeve martesore. Tè parat janè ato qè na tèrheqin mè shumè, por pèr tè marrè pjesè aty èshtè disi e vèshtirè, sepse gjithmonè numuri i njerèzve qè futen nè sallè èshte i madh dhe policèt nuk lejojnè tè futen shumè djem tè rinj aty brenda.

- Çfarè gjyqi ka sot qè janè mbledhur kaq shumè njerèz ?- pyes llustraxhiun. Ai rri ulur brenda kolibes sè tij dhe me cigare nè dorè lexon gazetèn Zèri i Popullit. Zèri i njè spikeri dègjohet nga njè radio dore.

- Janè ca çuna tè rinj, - pèrgjigjet ai serbes.- Punè politike mè duket.

Afrohemi tek grumbulli i njerèzve pèr tè kuptuar diçka mè tepèr. Gratè janè veshur me tè zeza. Disa djem tè rinj pranè tyre ndezin vazhdimisht cigare. Tè gjithè vèshtrojnè nga rruga e Durrèsit, andej nga erdhèm ne. Bèn akoma ftohtè. Golfin qè kam poshtè xhupit tè vjetèr e ngre deri tek mjekra.

Kalojnè pak minuta.

- Erdhèn, erdhèn !- thèrret dikush me zè tè lartè.

Nga larg shfaqet makina e autoburgut. Njerèzit vrapojnè pèr tek dera anèsore e gjykatès, aty ku zakonisht ndalojnè makinat qè sjellin tè burgosurit. Ashtu bèjmè edhe ne. Llustraxhiu lè nga koliben e tij dhe afrohet bashkè me tè tjerèt. Dy gra me pèrparse pune, dalin gjithè kuriozitet nga disa zyra, sipèr tè cilave ka njè tabelè metalike nè tè cilèn kanè shkruar " Zyra e shèrbimit funeral".

Dikujt i ka lindur ideja gjeniale qè pranè Gjykatès tè jenè zyrat e varrimit, mendoj me vete duke qeshur hidhur.

Autoburgu ndalon pèrpara derès sè vogèl. Portieri i Gjykatès, i cili deri atèhere bisedonte me policin e shèrbimit, nxiton tè hapè kanatat e derès. Njè polic tjetèr, me pushkè tè varur nè qafè, zbret me nxitim nga kabina e shoferit tè autoburgut.

- Hapuni, hapuni !- thèrret me tè madhe.

Njerèzit stepen disi. Vèshtrimet e tyre drejtohen pèr tek dritaret me hekura tè makinès. Gratè me tè zeza vèshtrojnè herè nga makina e herè nga djemtè e rinj qè rrijnè pranè tyre. Njèra prej tyre diç mèrmèrit me vete, me shaminè e dorès fshin sytè e skuqur.

- Mè duket se nuk janè ata !- thotè njè burrè i moshuar, i cili èshte afruar mè shumè nga tè tjerèt tek makina.

- Largohuni shokè qytetarè, largohuni !- bèrtet pèrsèri polici.

Tashmè nè shesh ka mè shumè policè se sa kureshtarè.

- Bij tè nènès, ku jeni ? - dègjohet njè zè gruaje, e cila nuk ia ndan sytè autoburgut.

Njerèzit nuk ia vènè veshin policit dhe shtyhen mè pranè makinès duke zgjatur kokat drejt derès, nga e cila duhet tè dalin tè pandehurit. Edhe çunat e rinj, qè deri atèhere tregoheshin mè tè qetè se sa tè tjerèt, tregohen tè paduruar nè veprimet e tyre. Polici nxjerr njè çelès nga xhepi, afrohet tek dera e autoburgut dhe me njè lèvizje tè shpejtè hap drynin. Tèrheq mbrapsht llozin e derès, e ngren lart atè dhe hap derèn. Mèrmèritjet e turmès kthehen nè gumèzhima. Nga dera e autoburgut, i pari kèrcen njè polic. Sa prek tokèn kthehet pèrsèri nga dera dhe zgjat dorèn pèr tè ndihmuar atè qè do zbresè pas tij. Njerèzit lèvizin pèrsèri drejt makinès. Nga dera e saj shfaqet njè kokè qerose e bardhè. I burgosuri zbret shkallèt e autoburgut. Kokèn e mban lart. Ka veshur njè palè tuta sporti, nga ato tutat e pambukut qè mbajnè nxènèsit e klasave sportive. Duart e tij, tè trasha si dy duar muratori, i ka tè lidhura nga prapa me pranga gjermane.
- Sa i ri qè qenka !- thotè me keqardhje dikush nga turrma.

I burgosuri mè duket si fytyrè e njohur, por nuk kam kohè ta kundroj mè gjatè. Pas tij nga makina zbret edhe njè polic i tretè dhe sa hap e mbyll sytè, dy policat me tè burgosurin nè mes tyre, kalojnè derèn e gjykatès dhe futen nè oborrin e brendshèm tè saj. Portieri nxiton tè mbyllè nga brenda derèn e Gjykatès. Njerèzit shajnè tè pakènaqur. I burgosuri qè sapo ka ardhur nuk èshte njèri prej atyre qè po pret grupi i grave tè veshura me tè zeza. Tè pezmatuara, ato sè bashku me tè tjerèt, kthehen pèrsèri tek trotuari pèrpara Gjykatès, nè pritje tè ndonjè autoburgu tjetèr.

- Gimo, futemi brenda?- pyes shokun tim.- Mu duk si fytyrè e parè ky çuni i arrestuar. Jam shumè kurioz ta shoh pèrsèri.

Presim derisa portieri hap pèrsèri derèn dhe futemi edhe ne brenda nè Gjykatè. Oborri i saj èshte plot me njerèz. Nè katin e parè tè saj ka njè tabelè ku janè tè shkruajtur tè gjitha proçeset gjyqèsore tè ditès. Lexojmè me padurim emrat qè janè shkruar nè tè. Pas pak sekondash lexoj njè emèr tè njohur pèr mua. Eshtè emri i djaloshit tè pandehur. E lexoj disa herè emrin e tij. Anash emrit èshte shkruar akuza, " Vjedhje me thyerje e pasurisè socialiste ". Ngjisim me vrap shkallèt dhe u gjendemi nè katin e dytè. Salla ku do gjykohet i porsaardhuri èshte nè tè djathtè. Dera èshte e mbyllur.

E hap pak atè dhe shoh brenda. Nè sallè ka pak njerèz. I pandehuri èshte ulur nè bangèn e tè akuzuarève, dy policèt janè ulur anash tij. Rastis tamam nè çastin kur polici i tretè po heq prangat nga kyçet e duarve tè djaloshit. Pa dashje ul kokèn drejt dorès sime tè djathtè. Ora e vjetèr ruse qè mè ka falur im atè ndodhet nè nè kyçin e saj. Njèri nga policèt i zgjat njè cigare fatkeqit dhe ia ndez atè. Ai e falenderon. Nè heshtje thith me èndje cigaren.

- E njeh ?- mè pyet Gimi me zè tè ulèt.

- Po ! Eshtè ai qè mendoja unè. Edhe emri èshtè i njèjtè.- i pèrgjigjem. - Mund tè jetè vetèm njè vit mè i madh se ne. Sa gjynah !

Futemi nè sallè dhe u ulemi nè njè stol nga fundi i saj, nè njè pozicion qè i pandehuri nuk mund tè na dallojè me lehtèsi. Midis nesh dhe atij gjèndet polici shoqèrues. Nè mur ndodhet njè fotografi e udhèheqèsit. Poshtè saj èshte shkruar parrulla " Ligji èshtè i barabartè pèr tè gjithè ". Nga tè katèr anèt e sallès ka plot parrulla tè tjera, tè ngjashme me ato tè mureve tè klasès sonè, tè cilat ne i gjuajmè me kèpucè. Nja dy rrjeshta para nesh janè ulur edhe dy shkollarè tè tjerè, tè cilèt patjetèr janè polikumsa, sepse nè duar mbajnè nga njè dosje me libra e cila zèvèndèson çantèn. Nxènèsit e klasave tè larta tè polikumit nuk shkojnè kurrè me çantè nè shkollè, pasi nè tè kundèrt quhesh "çun mami".
Buzèt e trasha, lèkura gati e kuqe e fytyrès dhe koka qerose e bardhè e tè pandehurit janè po ato tè njè ish shokut tim tè dikurshèm. Tiparet e tij ngjasojnè mè tepèr me ato tè njè fshatari bjellorus se sa me ato tè njè shqiptari. E kam njohur nga afèr djaloshin me tuta sporti. Gjithmonè e kam parè tè veshur me tè tilla tuta blu. Kur isha nè klasèn e pestè apo tè gjashtè, si shumè fèmijè tè tjerè, edhe unè vishja tutat e mia tè sportit dhe shkoja nè stadium pèr tè kapur topat prapa portès. Ishte mènyra mè e mirè pèr tè parè ndeshjet e futbollit gratis, sado qè shpesh herè nuk e realizoja me sukses atè. Aty, teksa nè ditè me shi apo nè orar tè vapès vrapoja pèr tè kapur topat, isha miqèsuar me shumè moshatarè tè tjerè. I pandehuri qè sot èshtè ulur nè sallèn e gjyqit èshtè ai me tè cilin isha njohur mè shumè. Fakti qè ai ishte jetim, ndoshta kishte ndikuar nè forcimin e miqèsisè sonè. Banonte nè shtèpinè e fèmijès e cila ndodhet vetèm 100 metra larg stadiumit. Nè stadium rrinim gjithmonè pranè. Nè minutat para fillimit tè ndeshjes apo nè pushimin gjatè pjesès sè parè e tè dytè, flisnim pèr gjèra tè ndryshme. Tregonim pèr lojrat tona, dèshirat qè ushqenim, èndèrrat e moshès. Ai nuk kishte dèshira pèr tè ardhmen, ose mè saktè kishte vetèm njè èndèrr tè tillè. Donte qè patjetèr tè gjente nènèn e tij, gruan qè e kishte sjellè nè jetè. Shpresonte qè herèt a vonè tè kishte edhe ai njè familje dhe tè ikte pèrgjithmonè nga shtèpia e fèmijès. Nuk i pèlqente jeta qè bènte aty, donte tè jetonte si gjithè fèmijèt e tjerè. Mua mè vinte keq pèr tè dhe gjithmonè i jepja gjysmèn e kaushit tim tè farave tè lulediellit. Me kalimin e kohès nuk ishim parè mè dhe, vetèm pas shumè vitesh, sot, unè po shikoja shokun tim tè topave. Pèr mè tepèr, po e shikoja nè njè bangè tè akuzuarish. Eshtè dobèsuar shumè. Ndoshta nga cigarja, ndoshta nga hetusia.

Njè derè hapet nga krahu i kundèrt i sallès. Trupi gjykues sè bashku me sekretarin futen brenda. Tè gjithè ngrihemi nè kèmbè dhe mbajmè qetèsi. Trupi gjykues pèrbèhet nga tre gjyqtarè. Pèr fat tè mirè kryhesohet nga njè grua, tè cilèn ne e kemi hasur edhe nè proçese tè tjera. Njè jetim èshte mè mirè tè gjykohet nga njè nènè me fèmijè, se sa nga njè gjykatès mashkull. Gratè janè mè tè dhembshura se sa burrat. Gjykatèsja èshte gruaja e njè ish basketbollisti tè njohur, qè tani punon si mèsues fiskulture nè njè shkollè tè kryeqytetit.

- Ju atje nè fund, dilni pèrjashta, se nuk keni mbushur akoma 18 vjeç !- fjalèt e para qè shqipton kryetarja na drejtohen neve.- Prindèrit ju nisin nè shkollè, ndèrsa ju bridhni rrugève. Pèrditè i njèjti avaz ! Dilni pèrjashta !

Tè pranishmit e pakèt kthejnè kokat mbrapa. Njèri nga policèt ngrihet nè kèmbè dhe me vetulla tè ngrysura sheh nè drejtimin tonè. Unè, Gimi dhe dy polikumsat e tjerè, marrim librat nga poshtè bythève, çohemi me shpejtèsi nè kèmbè dhe pa u ndjerè aspak i drejtohemi derès. Kur mbèrrij aty, kthej kokèn nè drejtim tè djaloshit, si pèr ti dhènè kurajo me vèshtrimin tim, por ai nuk e ka mendjen tek unè. Hapim derèn dhe dalim nga salla.

Zbresim shkallèt dhe gjendemi nè oborr tè Gjykatès. Dalim jashtè saj. Llustraxhiu èshte nè punè e sipèr. Radioja e tij kèsaj here transmeton kèngè popullore.
Ecim drejt qendrès. Ajri i ftohtè pèrplaset nè fytyrat tona. Ndihemi tè lehtèsuar. Mè mirè qè shoku im nuk mè njohu, mendoj me vete, mè mirè qè nuk mè pa. Ndoshta mèndjen e ka akoma tek nèna e tij ! Nè sallèn e gjyqit nuk kishte asnjè grua, dhe ky fakt tregon qè ai nuk e ka gjetur akoma nènèn e tij. Mè vjen keq pèr tè. Ai, vetèm nènèn ka nè kètè botè. Apo mos vallè nèna e tij ka pasur turp tè vijè e tè shohè se si do dènohet biri i saj hajdut ? Sa i pafat qè èshtè jetimi ? Do ta dènojnè me nja dy apo tre vjet burg dhe do ta nisin nè ndonjè kamp tè largèt pune ! Do punojè si murator apo do shtojè numurin e tarraceve tè Jugut ! Do punojè me normè ! Duke qenè se èshtè djalè i ri dhe i fuqishèm, do ti realizojè e do ti tejkalojè normat ditore. Komanda do ti heqè ditèt e burgut, sepse tè gjithè e dinè se nè burg, tejkalimi i normave shpèrblehet me zvogèlim tè dènimit. Nè darkè do lexojè librat e bibliotekès dhe do shohè lajmet nè televizor. Do riedukohet aty brenda. Do bèhet djalè i mbarè, i vlefshèm. Do tejkalojè normat ? Me supèn qè ushqehen tè burgosurit ? Si zorr ! Nè burg nuk ngopesh kurrè me bukè. Tè gjithè furnizohen me ushqime nga familjet e tyre. Tè gjithè, veçse, por jo jetimi ! Kush do ti dèrgojè ndonjè pako me ushqime atij ? Kush do t'i çojè njè palè ndèrresa tè reja ? Kush do ti shkruajè njè letèr ? I burgosuri vèrtet ka nevojè pèr ushqime, por mè tepèr ka nevojè pèr dashuri, pèr ngrohtèsi, pèr njerèz tè afèrt ! Kush do shkojè ta takojè nè ditèn e vizitave ? A ka shokè ai ? Apo edhe ata janè nè burg ? Po tè dashur a ka ? Si mund tè jetè ajo, jetime si ai ? A po e pret shokun tim ajo, apo e ka braktisur ? Dashuria e vèrtetè forcohet me tè tilla prova ! Ajo patjetèr qè po e pret atè, unè jam i bindur pèr kètè ! Ndoshta njè ditè do martohen bashkè, do kenè fèmijè, do jenè tè lumtur ! I lumtè asaj !

Mendimet e mia shkojnè e vijnè. Ato nuk ndalen. Unè i shoh ata tè dy nè shtèpinè e tyre tè re, e kanè marrè me punè vullnetare atè. Jetojnè si gjithè tè tjerèt, me djersèn e ballit.

Mbarove ? Mbarove apo ke akoma ? Kur do mèsosh tè mbash frena ? Tè dashur nuk kemi ne qè bredhim gjithè ditèn gjimnazeve tè Tiranès dhe jo ai qè ka vetèm njè palè tuta sporti dhe dy duar tè trasha si tè muratorève ! I shkreti ti ! Jo, i shkreti ai! Unè jam i lumtur, bèj atè qè dua. Ai nuk bèn atè qè do ! Ai bèn atè qè nuk do tè donte ta bènte kurrè ! Ai nuk ka lindur hajdut, ka lindur fèmijè ! Fèmijèt nuk janè hajdutè, ata janè tè pafajshèm. Fajin e kanè tè tjerèt ! Kush ? Kush e ka fajin? Sigurisht qè nèna e tij, kush tjetèr ! Ajo femèr qè e ka sjellè nè jetè dhe pa pikè mèshire e ka braktisur nè maternitet ! Pa i dhènè qumèsht asnjèherè, pa e pèrkèdhelur aspak ! Ajo femèr qè ka mohuar mishin e saj, gjakun e saj, krijesèn e saj ! Ajo femèr qè sot èshtè martuar pèrsèri, qè ka lindur fèmijè tè tjerè, qè jeton e lumtur dhe nuk do t'ia dijè aspak se sot, nè njè sallè tè katit e dytè tè Gjykatès sè Tiranès, nè rrugèn e Durrèsit, biri i saj, i cili e kèrkon prej vitesh, po dènohet pèr vjedhjen disa paketave me cigare tè njè kinkalerie ! Po pse, a quhet nènè njè femèr e tillè ? Njè njeri qè me aktin e saj rrènon njè jetè ? Si e zè gjumi natèn ? Si jeton e qetè ? Si nuk e vret ndèrgjegja, sepse zoti nuk e vret dot ! Zot nuk ka, apo jo? Kurva e mutit !
Ecim pèrsèri.

Pendohem qè e shaj rèndè nènèn e mikut tim fatkeq. Ndoshta ka qenè vajzè e re dhe ka bèrè njè hap tè gabuar. Ndoshta e kèrkon edhe ajo tè birin, por nuk e gjen dot. Ndoshta nuk jeton mè. Ndoshta nuk ka kurajon tè thotè tè vèrtetèn nè familjen e saj. Pendohem me tè vèrtetè !

Kalojmè matanè rrugès dhe ndalemi pèrpara " Kèpucève me porosi ". Futemi brenda pèr disa çaste dhe presim nè banak. Para se tè na pyesin se ç'dèshirojmè, largohemi. Era e lèkurès sè kèpucève dhe era e mastiçit janè profumi ynè i preferuar. Lum si kèpucarèt !

- Ngadalèsoje hapin !- mè thotè Gimi.- Presim deri sa tè na parakalojè kjo !

Kthej kokèn pas dhe dalloj bjonden e gjatè qè punon tek zyra e Malevit. Ecèn me hap tè shtrirè. Eshtè me tè vèrtetè shumè e bukur dhe elegante. Flokèt i mban pèrherè tè gjata, buzèt i lyen me njè tè kuq tè ndezur, buzèqeshja e èmbèl nuk perèndon kurrè nga fytyra e saj e bardhè. Vishet bukur dhe me shije. Çdo ditè ne ndalojmè para zyrès sè Malevit. Bèjmè sikur shohim reklamat e kompanisè hungareze, por nè fakt sytè tanè shikojnè atè. Na duket si e huaj ajo, sikur vjen nga njè botè tjetèr. Nuk ka asnjè element mashkullor nè feminilitetin e saj. Eshtè femèr, ajo !

Jemi pèrpara Florès. Unè dhe Gimi presim tè kalojè bjondja. Shoqèrojmè me sy çdo hap tè sajin, derisa futet nè zyrè.

Nè stacion ka ndaluar autobuzi i Laprakès. Njerèzit janè tè lodhur nga pritja e gjatè dhe shtyhen pèr tè hypur pa rradhè.

- Ndalohet hyrja nga dera e parè, shokè qytetarè ! - thèrret i nervozuar shoferi.

Ecim akoma. Kthejmè kokèn mbrapa. Ndèrtesa e Gjykatès èshtè akoma aty, nè rrugèn e Durrèsit. Brenda saj pret njè jetim. Pret akoma qè tè njohè nènèn e dashur.

Sot, do njohè dènimin e tij...

Sunday, June 10, 2012

Nipat nga Milanoja - nga Arben Imeri ©

Sot èshtè e djelè. Si kaluam sèrish natèn nè çadèr, u ngjitèm nè shtèpi qè tè rrinim disa orè e tè ambjentoheshim disi aty brenda. Pas gati dy javè pelegrinazh nèpèr miq, tè cilèt na hapèn dyert e shtèpive dhe tè zemrave, nè shtèpi ishim futur  vetèm shumè pak minuta. Ajo èshtè nè kat tè IV-èt dhe pèr ne, nuk èshtè e lehtè qè tè ecèsh apo tè bèsh qoftè edhe veprimet mè normale, pas gjithè asaj situate tronditèse qè kemi kaluar. Humbjet e ekuilibrit dhe njè lloj zbrazètie nè kokè na shoqèrojnè sa herè ngjitemi nè shèpi. Nuk èshtè e lehtè, por dalèngadalè po pèrpiqemi qè tè marrim veten e tè rifamiljarizohemi me apartamentin tonè.
    Unè kam edhe njè hall tjetèr, nè orèn 18 luan Italia dhe unè dua qè ndeshjen ta shijoj nga divani im dhe jo nga komentet tuaja nè fb.
   Nè apartamentin pèrbri banon plaku Elio. Pas tèrmeteve, nipat e tij nga Milano, tè cilèt do trashègojnè apartamentin ku banon ai, e morèn edhe gjyshin e tyre nè Milano. Sot kanè ardhur kètu qè nè sabah dhe me bluza tè shkurtèra e me tatuazhe nè trup,  po "plaçkisin" gjithè sa ndodhet aty brenda. Problemi èshtè se tèrheqin zvarrè gjithshka qè ata mendojnè se mund t'ju hyjè nè punè, pa e prishur aspak terezinè pèr ne tè tjerèt, tè cilève, nè kèto momente delikate, edhe zhurma mè e vogèl na shkakton turbullira dhe njè lloj ankthi. Unè dola dy herè qè tè shikoja se ç'bèhet, por ata ishin tepèr tè zènè me zvarritjen deri tek dera e ashensorit e njè televizori tè shekullit tè kaluar. 
    - Doni ndihmè ?- i pyeta me sinqeritet. Zhurma qè shkaktonin ata e kishte bèrè fytyrèn  e sime shoqeje mè tè verdhè se sa ngjyra e limonave tè Borshit. - Jemi komshinj tè mirè ne kètu, e ndihmojnè njeri tjetrin.
    - Jo, faleminderit !- mu pèrgjigj e mbesa, tepèr e prekur nga lutja ime.- Mos u shqetèsoni, rrini tè qetè.
    Nuk shqiptova asnjè fjalè dhe ju hapa derèn e ashensorit. U ktheva nè shtèpi dhe u pashè nè pasqyrè. Mjekra ime tashmè èshtè nè gjendje tè konkurojè pèr njè medalje nè konkursin e mjekèrparruarèsisè tè fiseve amish dhe unè, thellè nè zemrèn time, ndihem krenar pèr kètè fakt.
  Pa e zgjatur shumè, vendosa tè heq ankthet e mia dhe tè zbatoj kèshillat e mbesès nga Milano. Vendosa tè rri i qetè. U futa nè shtèpi, ktheva teken e rakisè shqiptare, mbarova drekèn qè e kisha lènè pèrgjysèm dhe shkruajta kèto rrjeshta. Tani po zbresim nè garazh, aty ku ndihemi pak mè tè qetè. Do pres aty, derisa nipat nga Milano tè mbarojnè aksionin e tyre e tè boshatisin apartamentin e gjyshit Elio. Do i lutem tè gjithèpushtetshmit qè ata tè mbarojnè punè sot, para orès 18.
   Ndeshjen Itali- Spanjè unè dua ta shijoj nga divani im dhe jo nga komentet tuaja nè fb. Nuk kèrkoj shumè, jam tifoz edhe unè... !
   Morèt vesh o nipèr !?

Saturday, June 9, 2012

BOTE E VOCKEL

e dashur Klarë,
këtë mëngjes nuk do merrem me letërsi
dhe atë tregimin që ty nuk të pëlqeu aq shumë
nuk do e përfundoj sot...
do të bëj interesantin e vonuar,
si ç’thonë të vjetrit
filozofi në mungesë të tjetrit…

u lodha duke rigjetur gjërat e humbura…
më lodhin stinët që bëjnë sikur ikin
në shekuj piçka jote vazhdon t’i ngjajë të Maries
dhe Maria nganjëherë si ti…
ndryshoni vetëm nga numri i mbathjeve
e nga diçka tjetër
që e shkruajta dhe e fshiva përseri…

nuk jam i dëshpëruar...
dëshpërimi është luks i kushtueshëm
kërkon audiencë...
preferoj trishtimin
më komod për një njeri si unë
të cilit 0 ne boshtin numerik
i duket si një vrimë
të cilën po të dojë edhe mund të mos e qijë…

më trishton aq shumë përpikmëria e kësaj bote, Klarë,
kjo tirani e padukshme që mat kotësinë tonë,
trishtohem kur vetja më duket njeriu i duhur
në vendin dhe kohën e duhur.
koha e duhur: gjithnje.
vendi i duhur: pranë teje.
njeriu i duhur: unë.
njeriu tjetër i duhur: ti

ne nuk kemi fëmijë, Klarë
e ti e dëshiron me ngulm një,
por kur të të pyeste “O ma’
kush e vrau Detin e Vdekur?”
si do i përgjigjeshe ti?

nuk kemi fëmijë,
por kemi pallim
më shumë se sa mesatarja e parashikuar
nga Raporti i Organizatës Botërore të Shëndetësisë
për Seksin në Vendet në Zhvillim.

cdo mbrëmje kryqesh të padukshëm i kryqëzuar
falem në Mekën tënde leshatore
mes kofshëve të tua dinjitoze…
kollona antike të një Partenoni të mërzitshëm
rënkimesh harruar…

s'kam asgjë tjetër të dashur veç teje
që të meritonte t'i thoja lamtumirë,
por druaj se nuk do të kuptosh
që lamtumira është thjeshtë një fjalë …
një renditje mekanike tingujsh
e lumturia po ashtu…
përbëhen nga të njëjtat gërma...
e prandaj nuk na arrijnë kurrë…

(më fal…po dal jashtë…në banjë…
çështjet e zemrës gjykohen me kthjelltësi
vetëm kur jemi duke dhjerë…
por njerëzit e kanë bërë zakon
të mos dhjesin kurrë bashkarisht...
prandaj ne të dy
jemi akoma bashkë...)

një botë pa lamtumirë më trishton
më shumë se një botë pa lumturi
e ti je kaq e lumtur pranë meje….
e mua më çmënd siguria jote
më sëmur.
më torturon
më tall
si iluzioni i ndrrimit të orës
ata që lehtë gënjehen…

besomë…
të betohem për ereksionet e mia
qofshin edhe ato të mëngjezit...
njerëzit nuk dinë të jenë të lumtur
e as të thonë lamtumirë,
e kjo nuk është dashuri
por diçka mes virtytit dhe vesit…

ti nuk e di se sa herë që të penetroj ty Klarë,
sa herë që gjinjtë e tu mes djersësh dehëse
humbasin krenarinë nën thithjen time,
gjithnjë një Marie diku tjetër rënkon në ekstazë
dhe përsëri e përsëri
unë dëgjoj akustikën shurdhuese të Saharasë brenda shpirtit,
të të gjitha saharave të kësaj bote bashkë…

nuk kam shpëtim prej teje, Klara
për sa kohë që miliona marie lakuriqe lahen dhe tinëzisht fërkojnë
kaçuben e piçkës buzë lumit ku dehet,
qan,
kërcen,
vidhet e përvidhet
shpirti im cigan

nëse do palloja tani një marie tjetër,
brenda meje do dëgjoja rënkimet e tua,
e përsëri e përsëri miliarda marie dhe klara
që shkëmbehen pafundesisht…
shkëmbejnë lëkurat dhe nënlekurat…
sytë, buzët, ngjyrën e flokëve…
gjinjtë..thithat e tyre bashke me venëzat e vogla blu rreth tyre…
barqet dhe piçkat...
uterusët dhe ovaret...
kapilarët dhe fijet nervore…
pubiset dhe tajgat…
klitorët dhe aromën e sqetullave…
xhelozitë dhe zilitë…
prekjet dhe kafshimet…
ulurimat dhe orgazmat…
deliret dhe ekstazat….
burrat...
dashnorët…
të dashurit…
klientët dhe kalimtarët e një nate të vetme…
spermën,
pështymat,
dhëmbet dhe kafshimet e tyre…
e në fund…
tamam në fund të këtij panairi
do më dukej që një jetë të tërë
pasi kam palluar tërë faunën femërore të planetit,
tërë perëndeshat e qiellit,
po palloj edhe statujat…
një statujë…
jo atë të Deas,
por një imitim alla Barbi në një dyqan të lirë kinezësh
që nganjëherë shesin edhe lule.

Klara, edhe sot duke pritur ardhjen tënde,
për të një miliontën herë, u rebelova
mjerueshëm si një krimb leshator
aspak i mëndafshtë
në revolucionin tim të vogël e të përditshëm nën çarçaf
që si të gjitha orgazmat revolucionare të shekullit të ri,
përfundoi me nje masturbim dhe nënproduktet e tij
nxehtësisht të dhunshme mbi barkun tim
i fshiva me arushin tënd sykaltër …

tani po shkoj të bëj dushin e përmortshëm dhe
përsëri e përsëri
do mendoj e do mendoj
që jam lodhur duke rigjetur gjërat e humbura…
e pastaj do vish ti Klarë dhe
niçet,
shopenhaurët,
sartrët,
frojdët dhe nxënësit e tyre,
konfucët,
budat,
platonët dhe pjesa tjetër e botës
do largohen nga shkallët e ndryshkura të "fire exit"
për t'u rikthyer nesër...
pasnesër...
tjetër pasnesër...
për t'u rikthyer sa herë që unë do të dua të humbas diçka
e të mos e gjej kurrë përsëri…



e ç’nuk do të jepja për të të humbur ty Klarë,
por ti mos u dëshpëro nga fjalët e mia…
vallë ia vlen të merakosesh në këtë botë të vockël
ku në të vërtetë asgjë nuk humbet?

(ripunuar 8 Qershor, 2012)
©Artan Gjyzel Hasani

Friday, June 8, 2012

125 emra pèr filizat e ardhshèm


Grafika : Arben Ferhati
All rights reserved ARBEN IMERI & ARBEN FERHATI
   - Kejsi... Kejsi tè keqen mami, çfarè notash more sot nè shkollè ?
   - Mami, mora njè dhjetè nè kimi me mèsuese Xhoanèn dhe njè dhjetè me yll nè fizikè me mèsues Bjordin.
   - Tè lumtè xhan i mamit, edhe Trezi mori njè dhjetè sot ! Ju ka mami shpirt !
...Dhe mami Burbuqe, e ngazèllyer, pèrqafon Kejsin e saj shembullor. Babi Ibrahimi èshtè akoma nè punè. Ai punon shumè dhe vjen nè shtèpi vetèm nè darkè...
    Dialog normal nènè e bir, dialog ditor, si ata qè dègjohen rèndom nè tè gjitha familjet shqiptare. E veçanta e tij janè emrat e Kejsit dhe tè Trezit shtatèvjeçar, emra tè çuditshèm dhe tè pamèsuar pèr veshèt tanè, ose mè saktè, tè prindèrve tanè, sepse ne, brezi i sotèm, jemi mèsuar me tè tillè emra esterofilè. Jemi mèsuar sepse kemi gabuar! Nuk kemi lènè fèmijè tanèt pa i emèrtuar si heronjtè e xhudos, idhujt e Hollivudit, golashènuesit e Botèrorit, qentè e tenorit, si vajzat seksi pon-pon, si kèngètarja e xhindosur apo si tenistja e flamosur.
  Gabimet tona, pèr fat tè keq, nuk ndreqen mè. Asnjèri prej nesh, nè kètè kohè krize, nuk ka kurajon tè trokasè tek zyrat e gjèndjes civile e ti futet telasheve pèr tè ndèrruar emrin e trashègimtarève tè tij. Nuk ka kurajo, por nuk ka edhe tè holla, sepse, duke e ditur qè shumica jonè janè nè dhè tè huaj, pèrpos avokatit apo noterit, duhen ushqyer e dorovitur edhe taborri i zyrave  burokratike tè pambarim nè Atdhe.
  Larg qoftè !
  Mè mirè, le ti lemè fèmijèt tanè me emrat qè u dhamè nè vitet e para tè lirisè dhe tè mendojmè pèr tè ardhmen. Shumè nga ne, tashmè, janè kandidatè gjyshèr. Le ta presim pranverèn me filiza tè rinj, me lule tè reja, me emra tè rinj. Le tè bjellim sot, qè tè korrim mot.
   Duke qenè se emrat janè jo vetèm njè mjet identifikimi individual, por edhe njè mjet pèrkatèsie kombètare, me shumè modesti, po pèrpiqem tè kontribuoj edhe unè nè ujitjen e pemès gjenealogjike tè emrave mè tè pèrdorur shqiptarè. Me shpresè se pema do rritet e fortè dhe me rrènjè edhe mè tè thella, pèr t'iu ardhur nè ndihmè bashkèatdhetarève tè mi, tè cilèt, falè  mèrgimit shumè vjeçar dhe jetèsès larg atdheut do tè mund tè hasin nè ndonjè vèshtirèsi tè rastit, po marr pèrsipèr tè shpjegoj edhe kuptimin e tyre nè gjuhèn shqipe.
  Ju falenderoj pèr vèmèndjen dhe shpresoj nè bashkèpunimin tuaj!

  1 - Azgan - person qè nuk e kalon gjatèsinè 1,5 metra.
  2 - Asllan - person qè kurrè nuk kreu shèrbimin ushtarak.
  3 - Arsen - person qè dorèzon gjithçka qè gjen nè rrugè.
  4 - Adil - person qè i ngrys ditèt mbyllur nè shtèpi.
  5 - Asamble - femèr qè nuk kishte tè drejtè vote.
  6 - Avdi - element qè shètit gjatè orève tè drekès.
  7 - Bajame - lule qè lajmèron ardhjen e pranverès.
  8 - Bajram - fèmi qè lind nè ditèn e Pashkève.
  9 - Bamir - person qè bèn mirè pèr veten.
10 - Bardhosh - anètar mashkull i komunitetit me ngjyrè.
11 - Bashkim - burrè qè divorcohet shpesh herè nga gratè.
12 - Besnik - person qè tradhèton me raste dhe pa raste.
13 - Behije - grua qè nuk shètit kurrè nè ditè me diell.
14 - Beqir - person me qèllime tè mbrapshta, i cili nè fillim bèn be dhe pastaj kèrkon tè tè pèrdhunojè.
15 - Bektash - anètar i njè sekti fetar qè nuk di se ku ndodhet mali i Tomorrit.
16 - Behar - person qè emigron nè Kanada.
17 - Bekim - njeri qè mallkohet nga 99,99 % e tè njohurve.
18 - Bujar - person qè nuk qeras kurrè.
19 - Bukurie - femèr qè nuk u pranohet nè Miss Albania.
20 - Bilbil - person qè lind memec.
21 - Çapajev - ai, tè cilit nuk has sharra nè gozhdè.
22 - Çelik - person, tè cilin, nga mosha 10 - 69 vjeç, e rrahin tè gjithè.
23 - Çlirim - shqiptar qè ka lindur nè 7 prill.
24 - Dashamir - njeri qè e urrejnè tè gjithè.
25 - Dituri - femèr qè pèrsèrit dy herè çdo klasè tè fillores.
26 - Dallandyshe - femèr qè nuk pinte kurrè qumèsht.
27 - Dashnor - mashkull i cili u zhvirgjèrua ditèn e I tè martesès.
28  - Dervish - ndihmès i priftit nè kishè.
29 - Dile - femèr qè nuk dilte kurrè nè takim.
30 - Drita - femèr qè pèr tè kursyer pèrdorte qirinj.
31 - Durim - njeri qè e vènè nè lojè tè gjithè.
32 - Dhurata - femèr qè nuk tè jep as edhe njè gur pèr tè çarè kokèn.
33 - Engjell - Engjellushe - persona me fizionomi jo shumè miqèsore.
34 - Ermira - femèr sè cilès, nè autobuz,  i largohen tè gjithè.
35 - Esmeralda - bjonde natyrale.
36 - Eva - femèr qè nuk qèron mollèt.
37 - Fatos - nxènès qè nuk u pranua kurrè nè organizatèn e pionierit.
38 - Fatbardh - njeri qè bèri shumè vjet burg.
39 - Flamur- njeri qè ndèrron parti çdo mèngjez.
40 - Fitim - shitès qè del pèrherè defiçit.
41 - Gavrosh - anètar i partisè monarkiste.
42 - Gazmend - qaraman i lindur.
43 - Gèzim - ai qè pa vetèm hidhèrime nè jetè.
44 - Gramoz - Korab - Shkèlzen - Tomorr - banorè meshkuj tè krahinès sè Myzeqesè.
45 - Guri - fèmijè qè luante gjithmonè me peta.
46 - Guxim - person qè tren nuk nuk hypte kurrè pa biletè.
47 - Gjerdan - person qè nuk qèllonte mbi armikun.
48 - Gjergj - shqiptar qè nuk ka vizituar Krujèn.
49 - Hajri - ai qè nuk bèrri kurrè hajèr nè jetè.
50 - Haxhi - emigrant nè Vatikan.
51 - Haki - person qè nuk ta bèn borxh asnjèherè.
52 - Hume - femèr qè fiton çdo duel, qoftè edhe me meshkuj.
53 - Hekuran - person qè thyhet nè mes si kallam sheqeri.
54- Hilmi - person i ndershèm qè nuk bèn kurrè me hile.
55 - Ilir - njeri qè lindi dhe u rrit nè internim.
56 - Izet - ai, i cili, nè dialektin e Shqipèrisè sè mesme, di tè numurojè deri nè dhjetè.
57 - Islam - besimtar i fesè ortodokse.
58 - Karafil - person i pjekur e fjalèpakè.
59- Krenar - person qè rri si i dhjerè.
60 - Kujtim - person qè di pèrmèndèsh 3 gèrmat e para tè alfabetit kinez.
61 - Kumrije - femèr qè mbarèshton gardelinat dhe kanarinat.
62 - Kusure - shitèse e dalluar.
63 - Laje - femèr qè lahet nè çdo 29 shkurt.
64 - Luan - ai qè ia mbath mè shpejt se sa lepuri.
65 - Lume - banore e viseve bregdetare.
66 - Lulzim - mashkull qè ngeli qeros nè moshèn 20 - vjeçare.
67 - Lekè - ai qè shitblen vetèm me $ dhe €.
68 - Llesh - banor i krahinès sè Kurveleshit.
69 - Llambi - person qè, kur i digjet llamba, thèrret kunatin.
70 - Lavdèrim - Lavdie - Lavdosh - punonjès, fotot e tè cilève ishin tek tabela " Turpi i ndèrrmarjes ".
71 - Lindita - femèr qè punèt e mira i bèn kur fillon nata.
72 - Luftar - ai qè luftèn e shihte me dylbi.
73 - Majlinda - femèr qè u lind nè vjeshtè.
74 - Mali - njeri shtatshkurtèr.
75 - Marenglen - njeri me bindje tè djathta politike.
76 - Mbarime - ajo qè fillonte gjithmonè nga e para.
77 - Mimoza- Manushaqe - Vjollca - Zymbyle -  emra drush frutorè .
78 - Mirela - nxènèse qè pentagramin e lexonte Pentagon.
79 - Milva - femèr qè lante rrobat vetèm me ujè.
80 - Myfit - fetar qè falet pesè herè nè pesè vjet.
81 - Mehmet - sulltan i Turqisè dhe komandant i Brigadès sè I sulmuese.
82 - Nuri - ai qè gjithmonè rri me turinj tè varur.
83 - Nderim - nxènès qè notèn e parè kaluese e mori nè 1prill.
84 - Njazi - person qè nè çehre tè fytyrès duket i bardhè.
85 - Osman- qytetar, prejardhja e tè cilit ishte nga Venediku.
86 - Pashk - ai qè lind nè ditèn e Bajramit tè madh.
87 - Pajtim - ai qè fut xixat midis sherraxhinjve.
88 - Paqsor - vèlla binjak i Pajtimit.
89 - Pèrparim - ai qè zmbrapset edhe kur bèn dashuri.
90 - Pirro - ai qè fiton gratis çdo betejè.
91 - Petrit - zvarranik qè rritet nè fushè.
92 - Pranvera - femèr qè nuk vesh kurrè pallton e dimrit.
93 - Prokop - njeri qè prokopi bèri vetèm kur bleu arkivolin e tij.
94 - Pushime - femèr qè nuk pushon kurrè sè seksuari.
95 - Qani/je - ai/ajo qè nuk u pèrlot kurrè.
96 - Qefsere - femèr, sè cilès nuk i pèlqen diskoteka.
97 - Ramadan - Ramazan - persona qè hanè mè tepèr se tè tjerèt.
98 - Rrapush - mashkull, tè cilit, pa ndihmèn e briskut nuk i bie kurrè pushi nga faqet.
99 - Remzi - ai qè quhet Rrem dhe ka lèkurè tè zezè.
100 - Rrapi - fshatar qè luan me letra nè hije tè lisit.
101 - Rrok - kèngètar bashkèhor, qè nè vend tè kitarès, pèrdor çiftelinè.
102 - Sabah - person qè zgjohet nè darkè.
103 - Selam - person qè kthen kokèn matanè dhe nuk tè pèrshèndet.
104- Sose - femèr qè nuk mbèrriti kurrè nè destinacion.
105 - Shqiponja - Skifter - njerèz qè nè jetèn e tyre nuk fluturojnè kurrè.
106 - Shpètim - person qè buzè greminès, tè shtyn pa dashje.
107 - Shpresa - femer me tè cilèn nuk duhet tè dashurohesh kurrè.
108 - Shega - frut qè hahet bashkè me lèkurèn.
109 - Sherif - ai ,qè nè fillim tè kundron e pastaj ta bèn kurrizin mè tè butè se barkun.
110 - Shkurte - femèr qè ta zgjat shumè.
111 - Sheqere - femèr qè vuan nga diabeti.
112 - Teuta - femèr qè bènte plazh tek Currilat.
113 - Trim - ai qè ngre gjithmnè duart lart.
114 - Valbona- Vjosa - emra liqenesh akullnajorè.
115 - Valdete - ajo qè mposht dallgèt e pishinès.
116 - Vlora - banore e Kukèsit.
117 - Urim - ai qè shan me libèr shtèpie.
118 - Urtì - femèr qè i punon qindin vjehrrès.
119 - Zeqir - person me qèllime tè mbrapashta, i cili tè zè dhe pa bèrè as mè tè voglèn be, kèrkon tè pèrfitojè seksualisht.
120 - Xhevahir - mashkull qè nuk e donte asnjè femèr.
121 - Hasbi - person qè shqepet nè tè ngrènè dhe nuk bie kurrè nga tavolina.
122 - Partizan - veteran i çetave balliste.
123 - Vullnetar - ai qè nuk mori pjesè nè asnjè aksion hekurudhor.
124 - Kafaze - femèr qè nuk mblidhej kurrè nè shtèpi.
125 - Bedrana - Semiramida - Izaura - emra kuajsh tè dalluar.

                            Gjithçka ndryshon, por asgjè nuk humbet...pèrfshi edhe emrat !

Shi - Rain

po bjen shi,
aroma e tokes qe ndjehet
asht arome e engjejve
qe lagen per here te pare
e kujtojne se asht mekat

Shkroi -Klodian Kojashi ©
~~~~~

it's raining,
the fragrance that rises from the earth
is that of angels
wet for the first time,
and think it's a sin

Perktheu -Aida Bode

Monday, June 4, 2012

T'lutem m'harro sonte! - nga Lona Çuliq ©

T'lutem m'harro sonte!
M'len me të dasht
larg syve e puthjes tande,
ban t'më mungosh aq sa
t'du me u përkund vetëm n'sytë e tu,
e me fjet e me u çue andrrave
prej prekjes tande.


T'lutem m'harro sonte!
M'len me u tret mendimeve tuja t'blerta,
përziem me frymëmarrjen e mallit
që ndez agimet ndër vjeshta.


T'lutem m'harro sonte!
M’len n’fjalët e pa thanuna me preh’ buzt e lodhuna
nga mosputhjet.


T'lutem m'len me u harru sonte!
Zemnes tande me u lye
si veza e Pashkës,
e me mendue se ky dimën që po m’akullton
zjarrmninë e dashnisë,
asht veçse nji andërr pa sy.


T’lutem m’len me u harrue sonte!
S’du asnji fjalë me ta puth,
e hidhun asht melodi e ikjes,
asnjë puthje s’du me ta pi,
t’mbyt gëllenjkë e dhimbjes,
e as’herë sytë kam me t’i shkru
kur ata s’flasin me buzt e Hanës.

Saturday, June 2, 2012

DREMITJE

...dhe vjen nje cast kur dashuria ka dremitjen e saj
prane oxhakut ku pasionet digjen...
mace hiri pa zot ne pritje te nje dore qe do trazoje
uret e tymosura pa flake...

mund te jete nje dore...
mund te jete nje fryme...

dashuria dremit shkujdesur si nje grua e divorcuar
me vithet kthyer nga ngrohtesia
pa vrare mendjen se cfare e ngroh pasketaj...
gjumin e njeri tjetrit pergjojme
ndersa Yll' i Mengjezit vjedh gjumin tone...

mund te jete nje dore...
mund te jete nje fryme...
por mund te jete edhe nje shkulm i forte ere
qe fryn nga dritarja gjysem e hapur...

ta mbyllim dritaren ?
po xhamit te thyer si do ia bejme ?

(2007)
©Artan Gjyzel Hasani